Seriozisht në Istog

Partitë politike ende nuk kanë vendosur për emrat e kandidatëve të cilët do të synojnë ta fitojnë Istogun në zgjedhjet e reja që priten të mbahen në këtë komunë, pas vdekjes së Kryetarit Fadil Ferati.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë filluar të mendojnë seriozisht që në zgjedhjet e reja të kandidojnë njerëzit e duhur, ndërkohë që zyrtarë të LDK’së, pavarësisht tentimeve të Kosovapress’it, nuk kanë pranuar të prononcohen.
Zëdhënësi i PDK’së, Blerand Stavileci, ka thënë për Kosovapress se kjo parti do të respektojë procedurat e brendshme, për përzgjedhjen e kandidatit për kryetar të komunës së Istogut dhe se në momentin e përshtatshëm do të dalë me kandidatin e saj.
“PDK aktualisht është në fazën e diskutimeve të brendshme rreth propozimit për kandidat për kryetar të komunës. Ne edhe si herëve të tjera i respektojmë procedurat e brendshme partiake, bazuar në statutin tonë dhe në rregulloret që janë në fuqi dhe në këtë drejtim ne presim që kjo së pari të diskutohet në kryesinë e nëndegës sonë atje. Pastaj, propozimet valide të procedohen për në kryesinë qendrore, ku pastaj pritet miratimi i tyre”, tha Stavileci.
Në anën tjetër, Zëdhënësi i AAK’së, Ernest Luma, ka thënë se kjo parti duke qenë e dyta me radhë në komunën e Istogut, ka filluar të mendojë seriozisht në përzgjedhjen e kandidatit të saj për këtë komunë.
Sipas tij, AAK do të dalë me kandidat serioz dhe do të jetë forcë serioze, potenciale për të fituar në këtë komunë.
“Janë disa emra që po përfliten, përfshirë në radhë të parë kandidatin e mëhershëm për kryetar të komunës, Naim Imeri dhe emra të tjerë të respektuar dhe me ndikim në komunën e Istogut, që vijnë nga ajo komunë dhe që janë natyrisht me përgjegjësi edhe në institucionet qendrore të vendit. Pra, deri në këtë moment nuk mund të flasim për një kandidat të posaçëm dhe të sigurt në komunën e Istogut. Si parti do t’i diskutojmë në forumet më të rëndësishme vendimmarrëse të gjitha propozime dhe do të dalim sigurisht me emër në momentin kur do të dihet se kur do të mbahet gara për zgjedhjet e ardhshme, për kryetar të Istogut”, tha Luma.
Pas vdekjes së Kryetarit të Istogut Fadil Ferati, drejtues të KQZ’së janë zotuar se do të jenë të gatshëm për të organizuar zgjedhje të reja në këtë komunë, porse data e mbajtjes së tyre do të caktohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.