Sejdiu kërkon ndihmë nga GND për njohjen e Kosovës

Në prag të takimit të sotëm, presidenti Sejdiu ka është takuar sot me përfaqësuesit e Grupit Drejtues Ndërkombëtar. Në fjalën e tij presidenti Sejdiu, u bëri thirrje përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse në këtë takim, që të japin në vazhdimësi ndihmë të veçantë në procesin e njohjeve të reja për Republikën e Kosovës dhe të anëtarësimit të saj në mekanizmat ndërkombëtarë
Gjithashtu Sejdiu i ka informuar ata për zhvillimet e përgjithshme të kohëve të fundit në Kosovë, për vizionin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës për lëvizje sa më të shpejtë në proceset integruese, për bashkëpunimin me ICO-n, EULEX-in dhe KFOR-in, por edhe për përkushtimin për realizimin e pritjeve të qytetarëve të vendit.
"është sfidë e vazhdueshme që të realizohet projekti politik i Kosovës për lëvizje të shpejtë në proceset integruese, por edhe në planin e brendshëm duke u nisur nga zhvillimi ekonomik, çështja e sundimit të ligjit dhe fushat e tjera", theksoi presidenti Sejdiu.