E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, ekzekutohet me armë pronari i një hoteli

Pronari i një hoteli në qytetin e Elbasanit është ekzekutuar mbrëmjen e sotme nga persona të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 ku shtetasi Saimir Binjaku është ekzekutuar me armë në një qendrër interneti pranë hotelit të tij.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Mësohet se policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të ngjarjes dhe është vënë në kërkim të tyre.

Dyshohet se shkak i vrasjes së Saimir Binjakut të jetë bërë një grindjes mes tij dhe autorëve të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›