E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu kërkon profesionalizëm nga KQZ

Lushta: KQZ plotësisht e gatshme për organizimin e zgjedhjeve lokale
Presidenti Sejdiu ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëhet gjithçka që është e mundur për të përgatitur një proces zgjedhor korrekt dhe të ndershëm, i cili do t'u garantonte qytetarëve sigurinë e votës së tyre. Presidenti Sejdiu shprehu përkrahjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës për KQZ- në, sidomos në këtë proces zgjedhor. Gjatë takimit të zhvilluar me Nesrin Lushta, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Xhemajl Peqani, kryeshef i Sekretariatit të Komisionit Qendror Zgjedhor, presidenti Sejdiu ka biseduar për përgatitjen që po bëhen për zgjedhjet e sivjetme lokale.Presidenti Sejdiu kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëhet gjithçka që është e mundur për të përgatitur një proces zgjedhor korrekt dhe të ndershëm, i cili do tu garantonte qytetarëve sigurinë e votës së tyre. Presidenti Sejdiu ritheksoi se shumë shpejt do të takohet me përfaqësuesit e partive politike, që të arrihet ujdia për datën e zgjedhjeve lokale. Nga ana e tyre, Lushta dhe Peqani e njohën presidentin me përgatitjet që po bën KQZ për procesin zgjedhor, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion. Ata po kështu falënderuan presidentin për përkrahjen e dhënë për punën e KQZ-në. Ndërsa kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Nesrin Lushta tha se zgjedhjet lokale do të organizohen tërësisht nga institucionet e Republikës së Kosovës. KQZ është në finalizim e sipër të legjislacionit dytësor dhe është plotësisht e gatshme për organizimin e zgjedhjeve lokale, u shpreh ajo. Sipas saj plani përfshin aktivitetet dhe afatet kryesore lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.Aktualisht jemi në përfundim e sipër të miratimit të legjislacionit dytësor, që përfshin rregullat dhe procedurat zgjedhore, si dhe marrëveshjet e mirëkuptimit me institucionet e Republikës së Kosovës. Gjithashtu kemi miratuar edhe planin operacional për zgjedhjet komunale dhe për kryetarë komunash që është udhërrëfyes për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Kemi buxhetin për vitin 2009, stafin e Sekretariatit të KQZ-së në përbërje prej 70 punonjësve, duke përfshirë këtu edhe 38 zyrtarë komunalë të zgjedhjeve. Jemi të vetëdijshëm se me siguri do të na presin sfida, por shpresojmë se me ndihmën e institucioneve të Republikës së Kosovës do tia dalim dhe do ta kryejmë me sukses këtë punë. Dua të cek këtu edhe rolin e Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa, i cili do të ushtrojë rolin e tij në kohën e duhur. Sërish e them se sipas mendimit tim të gjitha përgatitjet janë në nivel. Përgatitje ka pasur edhe paraprakisht kurse tani po vazhdojnë me intensitet të lartë, theksoi ajo. Në lidhje me rolin e OSBE-së në këto zgjedhje, Lushta ka theksuar se kjo organizatë  tani ka krejtësisht një rol tjetër, respektivisht vetëm rol këshillëdhënës dhe mbështetës ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ndaj Sekretariatit, ashtu që stafi i Departamentit të Zgjedhjeve i OSBE-së është i vendosur në ndërtesën ku gjendet edhe KQZ-ja dhe ndihma e ekspertiza e tyre është e domosdoshme për përgatitjen e zgjedhjeve, mirëpo e ka vetëm këtë rol: rol të dhënies së këshillave dhe të mbështetjes. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i përbërë nga 11 anëtarë. Nesrin Lushta është kryesuesja, anëtare e Komisionit; i cili është i kompletuar dhe funksionon sipas planit të punës për vitin 2009. Plani përfshin aktivitetet dhe afatet kryesore lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Last Updated on Wednesday, 03 June 2009 12:45

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›