Virusi i Nilit, Pipero: I rrezikshëm, qytetarët kujdes!
Virusi i Nilit ka prekur disa persona në shtetin fqinj, virus i cili përhapet me anë të mushkonjave.
Virusi në fjalë ka thuajse simptoma me gripin e zakonshëm, por në disa raste edhe nuk vihet re. Përveç këshillave, Ministria e Shëndetësisë duket se nuk ka marrë ndonjë masë në këtë drejtim.
"Transmetimi i këtij virusi bëhet përmes mushkonjave. Burim infeksioni janë zogjtë e infektuar, jo njerëzit e sëmurë, të cilët nuk përbëjnë rrezik për të tjerët Kemi bërë një udhëzim për të gjitha drejtoritë e shëndetit publik në rrethe, që nëse në këtë periudhë dikush paraqet simptoma të dyshuara, duhet shikuar mundësia e një meningiti me origjinë virale", ka deklaruar drejtori i politikave shëndetësore në MSH, Pëllumb Pipero.
Ai ka sqaruar se virusi mund të bëhet i rrezikshëm, nëse qytetarët nuk do të tregojnë kujdes për të marrë mjekime në kohë. Nëse nuk kurohet në kohë, virusi mund të godasë sistemin nervor duke ndikuar madje edhe në shtyllën kurrizore. Nëse goditja në tru vazhdon, pacienti mund të humbasë kujtesën.