Kërkesë për referendum për hapjen e kutive
Në kërkesën e tyre drejtuar KQZ-së, firmëtarët shtrojnë tri pyetje që qytetarët në referendum duhet t'i përgjigjen me PO ose JO.
Këto pyetje janë: A duhet të rinumërohen fletët e votimit të zgjedhjeve parlamentare të 2009-tës?
A duhet rinumërimi të bëhet nga shoqëria civile?
A duhet që rinumërimi të bëhet nga KQZ-ja?
Andi Gjoliku, një nga nismëtarët e kërkesës për referendum, thotë se ka ardhur koha që vetë shtetasit të vendosin për fatin e votës dhe se kërkesa e tyre rrjedh nga e drejta që u jep kushtetuta. Grupi i qytetarëve është në pritje të përgjigjes që duhet t'i japë KQZ-ja e cila, sipas ligjit, duhet ta bëjë këtë gjë brenda 20 ditësh.
Andi Gjoliku i tha BBC-së se dhunimi i të drejtës për të vetëvendosur përmes referendumit do të pengonte ëndrrën evropiane.
Ndërkaq, Presidenti i Republikës duhet të shpallë brenda 8 shtatorit datën e zgjedhjeve të reja lokale të vitit 2011. Sipas ligjit, pas kësaj fletët e votimit të zgjedhjeve të mëparshme asgjësohen. çështja e fletëve të votimit vazhdon të jetë nyja gordiane në mosarritjen e marrëveshjes mes shumicës dhe opozitës për kapërcimin e krizës politike në marrëdhëniet mes tyre.
Opozita kërkon që transparenca e zgjedhjeve të kaluara të shtrihet deri te fletët e votimit të cilat, sipas saj, komisioni hetimor parlamentar duhet t’i rinumërojë sa herë materiali zgjedhor nuk e plotëson transparencën.
Por, shumica këmbëngul në qëndrimin e saj se kjo çështje duhet të zgjidhet vetëm në përputhje me ligjin ekzistues i cili parashikon djegien e fletëve të votimit.