E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, dy aksidente me dy të plagosur

Ngjarja e parë ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kur një shtetas duke drejtuar një motor ka përplasur një 58-vjeçare.

E lënduara është shtetasja M.Z, banuese në fshatin Katundi i Ri Elbasan. Ajo është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, aksidenti tjetër ndodhi në unazën e qytetit të Librazhdit ku ka mbetur e plagosur një vogëlushe 5-vjeçare. Ngjarja ndodhi kur një 40-vjeçar, i quajtur Bujar Mushi, ka goditur me mjetin e tij vajzën 5-vjeçare, L.G, banuese në lagjen Nr.1 të Librazhdit.

E dëmtuara është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›