E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu shpall ditën e zgjedhjeve

 

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, vendosi më në fund pas shumë polemikash në vend datën e zgjedhjeve lokale. Ato do të mbahen më 15 nëntor. Vendimi, i njoftuar nga kabineti i Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka pasur një sërë konsultimesh që ai ka zhvilluar me partitë politike në Kosovë. Kjo datë ka qenë në qendër të debatit midis forcave politike në pushtet, të cilat preferonin nëntorin, dhe atyre në opozitë, të cilat kërkonin që zgjedhjet të mbahen në tetor. Sejdiu tha se kjo datë është zgjedhur për shkak se me ligjet në fuqi, zgjedhjet lokale të sivjetme parashihet të mbahen në fund të mandatit të pushteteve komunale të dala nga zgjedhjet e 17 nëntorit të vitit 2007. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidenti duhet të shpallë datën e zgjedhjeve “jo më herët se katër muaj dhe jo më vonë se gjashtë muaj” para skadimit të mandatit të pushteteve aktuale në komunat e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›