Çelet sot Festivali Folklorik i Gjirokastrës
Sot çelet Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastra 2009, veprimtaria më e madhe kulturore mbarëkombëtare që synon mbrojtjen e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë kulturore që përfshin grupe përfaqësuese nga të 12 qarqe të vendit.Në skenë do të ngjiten mbi 900 bartës të foklorit nga i gjithë vendi.
Edhe këtë vit, kjo veprimtari e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore kombëtare do të zhvillohet në datat 24-29 shtator 2009 në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës në Ditën e Trashëgimisë Kulturore Kombëtare. Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968.Pas këtij festivali në kalanë e këtij qyteti është zhvilluar rregullisht, çdo pesë vjet deri në vitin 1988. Vetëm në vitin 1995, Festivali Folklorik Kombëtar u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit, ndërkohë që në vitin 2000 FFK u rikthye përsëri në qytetin e Gjirokastrës.