Haradinaj: Në Qeveri funksionon vetëm korrupsioni

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar kritikat e tij ndaj Qeverisë Thaçi, duke e cilësuar si më të keqen në historinë e re të Kosovës.
Në një konferencë me gazetarë, Haradinaj u shpreh se e vetmja gjë që funksionon në qeverisjen aktuale është krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Sikur raporton KosovaPress, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka akuzuar ekzekutivin aktual si të paaftë për të shtrirë në gjithë vendin ligjin dhe si burimin më të madh të pasigurisë politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë.
“Që nga nisja e kësaj qeverie ka munguar interesimi për integritetin territorial, për vendosjen e rendit dhe ligjit ose ushtrimit të sovranitetit në veri. Ka munguar interesimi për zhvillimin ekonomik të vendit, ka munguar interesimi për pozitën sociale dhe për tema me rëndësi që ka vendi në planin e jashtëm. E vetmja gjë që funksionon në qeverinë Thaçi është krimi i organizuar dhe korrupsioni”, ka thënë ai.
Duke e komentuar takimin e djeshëm të Thaçit me ministrin Bajram Rexhepi, kryeprokurorin e shtetit, Ismet Kabashi dhe drejtorin e Policisë, Behar Selimi, kreu i AAK-së tha se kryeministri shfaqi synimin e tij që t’ia merr mandatin EULEX-it për hetimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.
“Nëse dëshirojmë t’i thërrasim ndërgjegjes së kësaj qeverie dhe udhëheqësve të koalicionit, atëherë ka mbetur vetëm një veprim i tyre që të merret, këta të japin dorëheqje, ky koalicion qeverisës dhe zoti Thaçi të shkojnë, për shkak se kryeministri dhe kryetari i një partie e cila është në pushtet dhe e cila ka formuar një fond që t’i mbrojë ministrat e korruptuar ose korrupsionin po ashtu ka fytyrë të që në të njëjtën ditë të dalë dhe të thotë se do të luftojë korrupsionin”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i AAK-së i ka komentuar edhe protestat e fundit në Mitrovicë, duke thënë se qytetarët atje me të drejtë janë të pakënaqur dhe protestojnë, porse duhet të kenë kujdes që mos të forcojmë vijën ndarëse, e cila nuk është strategji e Kosovës.