E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sejdiu te lere detyren per partine"

Anetari i kryesise se Lidhja Demokratike e Kosoves, Astrit Haraqija, e fton presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu, qe ta shqyrtoje opsionin e doreheqjes. "Nese presidenti Sejdiu e do aq shume LDK-ne, mund te jape doreheqje nga posti i presidentit dhe t'i udheheqe reformat e partise", ka thene ai. Lidhja Demokratike e Kosoves zotohet se do t'i vazhdoje reformat pavaresisht veshtiresive te paraqitura pas doreheqjes se parevokueshme te shefit ekzekutiv te partise, Blerim Kuci, i ngarkuar pikerisht per zhvillimin e reformave. Zyrtaret e kesaj partie presin rimekembjen e saj, pas rezultatit jo te mire te treguar ne zgjedhjet e fundit ne Kosove. Sekretari i pergjithshem i LDK-se, Rame Manaj, thote se pret qe reformat te vazhdojne edhe pas doreheqjes se Kucit, duke i mbeshtetur reformat ne kete parti, sipas dy dokumenteve te miratuara nga Kryesia e LDK-se. "Aktualisht po punohet ne ridizajnimin e programit te partise dhe puna eshte ne nje ngritje eventuale te cilesise se organizimit politik e struktural te partise, para se gjithash per te ofruar hapje te partise per perteritje, per forca te reja", thote Manaj. Nderkohe, Astrit Haraqija, anetar i kryesise, thote se partia duhet ta shqyrtoje edhe doreheqjen e Blerim Kucit, pavaresisht se ajo eshte e parevokueshme. Sipas tij, LDK-ja ka hyre ne nje koalicion jo krejt te natyrshem me PDK-ne, vetem per shkak te statusit. Andaj anetari i kryesise sheh keto zhvillime edhe si cmim qe LDK-ja paguan. Haraqija i ben thirrje presidentit Fatmir Sejdiu, i cili e mban te ngrire postin e kryetarit te LDK-se, qe ne harmoni me Kushtetuten, te vendose dhe nese deshiron te udheheqe partine, te jape doreheqje nga posti i presidentit te Kosoves. "Kryetarit Sejdiu, ne qofte se aq shume i ka mbetur ta udheheqe dhe e do LDK-ne, per hir te Kushtetutes, e cila nuk ia lejon edhe kryetar i LDK-se, edhe i shtetit, mund te jape doreheqje nga presidenti i Kosoves dhe te vije e te udheheqe reformat e partise, per arsye se shume me mire do te ishte te jete nje parti e qendrueshme, sesa nje funksion dekorativ, thene me qarte", thekson Haraqija. Per te, duhet te sqarohen arsyet e doreheqjes se Kucit, nese ai e ka dhene me vullnetin e tij apo ishte i shtrenguar nga jashte qe te terhiqet. Sipas deklaratave te Kucit, doreheqja atij i eshte kerkuar nga kryetari me postin e ngrire te LDK-se dhe presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu. Andaj, Haraqija kerkon qe te kete sqarime, pasi qe ne LDK ka zyrtare qe mendojne se Sejdiu nuk ka kompetenca kushtetuese qe nga posti i presidentit te Kosoves, te interferoje ne ceshtjet partiake. "Reforma nenkupton edhe ndryshim te emrave te njerezve qe mund te shkojne, keshtu qe askush nga Kryesia nuk e ka te garantuar qe do te mbetet anetar i saj. Por, ne jemi te interesuar qe t'i mbajme reformat dhe te shkojme ne zgjedhjet partiake, per arsye se elektorati, dashur e padashur, ne njefare forme, na ka denuar me voten e 17 nentorit", shpjegoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›