Ambasadoret dhe nisja e punes
Ambasadoret e shtetit me te ri ne Ballkan nisin punet e tyre ne perfaqesite e tyre diplomatike neper bote. Kontingjenti i diplomateve kosovare eshte shperndare nga Kosova, duke permbyllur keshtu ciklin e pare te funksionalizimit se ambasadave te Kosoves. Qeveria i ka ndare Ministrise se Jashtme nje buxhet prej 25 milione eurosh per blerjen e objekteve te ambasadave, perkatesisht misioneve diplomatike. Nderkohe qe ministria e Puneve te Jashtme se shpejti do te shpall rrethin e dyte te ambasadave qe pritet te hapen neper vendet e ndryshme te botes. Ndersa per dhjete misionet e para diplomatike jane ndare mjetet dhe pritet qe ato te fillojne punen, Ministria e Jashtme ka hartuar edhe nje strategji per ambasadat qe parashihen te hapen vitin tjeter. Keto ambasada do te perfshijne edhe misionet diplomatike ne republikat e ish-Federates Jugosllave, perkatesisht edhe ne vendet fqinje, Maqedoni e Mal te Zi.