Shqiptari zbuloi sulmin terrorist
Nju Xhersi- Gjyqi ndaj tre vellezerve shqiptare, nje jordanezi dhe nje turku te akuzuar per komplot terrorist ndaj nje prej bazave ushtarake me te medha ne SHBA, asaj "Fort Dix" ne zonen e Nju Xhersit, ka hyre ne nje prej fazave me interesante. Dyshime te forta jane ngritur ndaj Byrose Federale te Investigimit, (FBI), se ky komplot mund te jete nje histori e trilluar, ku jane perdorur si informatore te paguar nje emigrant egjiptian dhe nje shqiptar. Per here te pare ne skene del emri i Besnik Bakallit, nje shqiptari qe ka emigruar si klandestin ne SHBA, disa vite me pare dhe qe i ka sherbyer agjenteve federale duke pergjuar dhe regjistruar bisedat e bashkatdhetareve te tij qe planifikonin sulmin ndaj bazes ushtarake. Por avokatet e te dyshuarve, vellezerve Shain, Elvir dhe Dritan Duka, kane ngritur dyshime rreth statusit te Bakallit, qe sipas tyre eshte i denuar ne mungese nga gjykata shqiptare, per tentativen e vrasjes se nje personi ne Shqiperi dhe si njeri me precedente penale, eshte i pabesueshem per drejtesine. Bakalli pritet te degjohet ne seancen e radhes, ndersa pergatitja e sulmit terrorist ndaj "Fort Dix" konsiderohet si nje nga aktet me te renda qe pas sulmeve ndaj kullave binjake ne Manhatan te Nju Jorkut, me 11 shtator te vitit 2001. Nen akuze jane edhe Muhamed Ibrahim Shnever dhe Serdar Tartar.
Mediat amerikane iu referuan deklaratave te mbrojtesve ligjore te pese te pandehurve, per dosjen "Fort Dix", duke publikuar faktin se dy informatore te infiltruar ne zonen ku banonin te dyshuarit, kane sherbyer per agjentet federale te FBI-se, qe gjate hetimit dy vjecar, 2005-2007 te zbulonin grupin e cilesuar si terrorist dhe pjese e organizates Al Kaeda. Gazeta "Uashington Post" shkruante ne numrin e saj te djeshem, se nje prej informatoreve eshte shqiptar dhe quhet Besnik Bakalli, qe para disa vitesh eshte vendosur ne Nju Xhersi si emigrant, pa letra te rregullta. Se bashku me Muhamed Omar, nje informator egjiptian, Bakalli eshte paguar cerek milioni dollare per sherbimin e kryer. Media te tjera zbuluan te fshehten e shperblimit duke raportuar se shqiptari ndihmohet nga FBI-ja, qe te mos ekstradohet ne Shqiperi per krimin e kryer, tentative vrasje, per te cilen gjykata ka dhene denimin ne mungese. Por jo vete kaq, pasi Bakallit i jane krijuar lehtesira per t'u pajisur me dokumente te rregullta dhe per te terhequr familjen e tij, dy prinderit, ne SHBA. Hetimet kane zbuluar se edhe informatori kryesor, egjiptiani Omar, ka qene i denuar me 30 vjet burg per nje krim te dyshuar.
Sulmi i deshtuar ne "Fort Dix"
Ngjarja per te cilen akuzohen tre vellezerit shqiptare te vendosur prej vitesh ne Nju Xhersi me familjet e tyre, ka ndodhur gjate vitit 2006, ndersa zbulimi u be ne vitin 2007 nga FBI, qe zhvilloi edhe operacionin spektakolar. Behet fjale per pergatitjet e rrezikshme te pese personave, per te sulmuar me arme bazen ushtarake "Fort Dix" ne kete rajon, nje nga me te medha ne SHBA. Nepermjet planit te zbuluar nga agjentet e FBI-se dhe prokuroria, ata do te vrisnin ushtaret dhe banore te zones, duke krijuar panik. Te dhenat ne dosje flasin se informatoret, shqiptari dhe egjiptiani, per 16 muaj jane pergatitur nga agjentet per te siguruar prova per kete sulm dhe kane bashkepunuar duke kryer regjistrime bisedash. Sipas hetimeve te kryera, te dyshuarit kane siguruar nje numer te madh armesh te blera ne dyqan dhe sterviteshin per sulmin terrorist. Avokatet pretenduan se informatoret jane persona me precedente penale, ndersa klientet e tyre kishin familje dhe nje pune te ligjshme.
Perg. A.Qoraj