E Shtunë, 31 Tetor 2026

Butrint, homazhe pas tragjedise

Sarande- Tragjedia e Butrintit rikthehet edhe nje here ne vemendjen e banoreve te zones dhe autoriteteve vendore. Kete here jo me operacione-kerkim shpetimi, por me homazhe te familjareve ne liqenin ku me "varken e vdekjes" u mbyten pese emigrante klandestine, mes te cileve nje foshnje 3 muajsh, nena e saj 22 vjecare dhe tre te rinj te moshave 17, 20 dhe 27 vjec, nga Fieri, Lushnja dhe Berati. Te aferm te Ndricim Myftarit, nje prej viktimave te tragjedise se 19 tetorit ne Butrint, kane udhetuar dje nga fshati Imsh i Lushnjes per ne Sarande me nje autobus, per te bere homazhe ne liqenin ku u mbyt 17 vjecari qe tentonte emigrimin ne Greqi, per nje jete me te mire. Rreth 25 persona, familjare hodhen kurora me lule atje ku u mbyt Ndricimi, se bashku me kater te tjere. Te pranishem babai i Ndricimit, Ylli Myftari, xhaxhai Bashkimi, nena, dy vellezerit dhe dhjetera te aferm e bashkemoshatare, u rikthyen ne vendin e ngjarjes. Aty ku nje pjese e tyre kaluan pese net tmerri dhe ankthi ne kerkim te trupit te 17 vjecarit ne fund te liqenit. Edhe pse te mbushur me hidherim e ankth sic thone ata, e kishin detyrim te vinin ne kete vend dhe te perjetonin edhe nje here dhimbjen nga afer. "Erdhem per te hedhur kurora dhe tufa me lule pikerisht ketu ku humbem driten e syve, djalin tone te mitur", thote per "KJ" babai, Ylli Myftari. Ai shprehet se pas nderimeve te fundit qe i jane bere trupit nepermjet ceremonise mortore, nuk do te ndiheshin te qete pa ardhur ne liqenin e Butrintit. "Im bir humbi jeten ne kerkim te nje jete me te mire. Une kam qendruar dite te tera ne keto brigje dhe kam perjetuar tmerr dhe ankth. Ne cdo sekonde mund te merrja lajmin e hidhur e te padurueshem te gjetjes se trupit te tim biri ne fund te ujit. Pas pese dite kerkimesh shpresova se im bir mund te kishte kaluar dhe ndodhej diku ne shtegtimin e vet per ne shtetin fqinj. Por me kot. Djali im u gjet pas kater trupave te tjere, pikerisht ne kete liqen i cili u mori jeten. Na mori lulen e jetes, po i hedhim lule nga ato qe rriti vete Ndricimi ne oborrin e shtepise", shprehet me lot ne sy Ylli. Ne kete tragjedi humben jeten edhe Elvira dhe Klara Jaho, nene e bije, Amarildo Kuka dhe Festim Hoxha, ndersa mbijetuan 22 te tjere. Policia arrestoi kater te dyshuar si organizatore te trafikut dhe shpalli ne kerkim dy te tjere.

"Na u duke sikur e ritakuam"

Familjareve nuk mund t'u hiqet nga mendja ndjesia. U eshte dukur sikur e kane takuar serish Ndricimin, aty ne liqenin e "vdekjes". "Permes ketyre luleve e takuam te gjalle. Jemi vertet fatkeq. Po mundohemi te lidhim me djalin disa fije qe te mos keputen kurre", thote babai i te ndjerit. Nepermjet falenderimi, ai pershendet per solidaritetin qe treguan jo vetem banoret e zones, por edhe peshkataret, palombaret dhe gjithe forcat e policise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›