Sejdiu uron Berishën për fitoren e së djathtës

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një letër urimi kryeministrit Sali Berisha, për fitoren e koalicionit që ai drejtoi në zgjedhjet e 28 qershorit. "Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ju përgëzoj për fitoren e 28 qershorit në të cilën "Koalicioni për Ndryshim" mori përkrahjen e qytetarëve të Shqipërisë për të qeverisur vendin Tuaj në mandatin e ardhshëm. Vlerësoj se procesi i zhvilluar zgjedhor u dha votuesve shqiptarë mundësinë që të përcaktohen të lirë për përfaqësuesit e tyre"-shkruan ndër të tjerash presidenti Sejdiu në telegramin e urimit.
Jam i bindur se Shqipëria, e qeverisur nga koalicioni i ndërtuar mbi vlera të demokracisë dhe të zhvillimit-vijon mesazhi-do të vazhdojë me hapa të vendosur që kombi dhe shteti shqiptar të bëhet pjesë e familjes së gjerë evropiane, duke marrë kështu detyrimet dhe përgjegjësitë që i takojnë. "Besoj se Shqipëria, pas anëtarësimit në NATO, në një kohë fare të shkurtër, do të përmbushë kriteret për t'u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, duke realizuar kështu një nga dëshirat dhe ëndrrat më të mëdha të kombit shqiptar"-shkruan ndër të tjerash Sejdiu. Në fund të telegramit, presidenti kosovar shprehet se do të punoj ngushtë për të thelluar bashkëpunimin në interes të të dy vendeve tona si dhe gjithë rajonit.