Deklaratat e Alibeaj, KLD: Artan Zeneli u zgjodh nga shumica
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ministrit të drejtësisë Enkelejd Alibeaj se zgjedhja e Artan Zenelit në krye të Gjykatës së Tiranës e konsideroi procesin për zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës së Tiranës një farsë dhe cënim të standardeve. Drejtoresha për Marrëdhëniet me Publikun në KLD Ana Shkëmbi përzgjedhja e Zenelit ishte në bazë të të gjitha rregullave sepse ai mori shumicën e votave. Shkëmbi gjithashtu deklaroi se Presidenti Topi kishte votuar për kandidatin Kastriot Selita ndërsa zv kreu I KLD-së ka votuar Manjola Bejlerin duke hedhur kështu poshtë deklaratat e ministrit Alibeaj se vendimi ishte I paramenduar.