Sejdiu:Kosova çdo dite e më shumë po e ndërton shtetësinë
“Deri tani kemi njohjen nga 69 shtete dhe kemi ndërtuar një rrjet diplomatik solid, i cili po kryen punë të mirë për ndërtimin e imazhit dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës nëpër botë. Duhet të konstatoj se edhe këtë vit, fatkeqësisht, Serbia po e vazhdon qasjen destruktive, me qëllim që të parandalojë njohjen e mëtejme të Kosovës”, shtoi Sejdiu, duke shprehur bindjen se ky proces nuk mund të parandalohet dhe është krejtësisht i pakthyeshëm.
Presidenti kosovar shprehu mirënjohjen e thellë për shtetet që kanë mbështetur që në fillim pavarësinë, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Republika çeke, Zvicër, Arabia Saudite, Jordania, Holanda, Irlanda, Maldivet. "Këto shtete, me të cilat ne kemi punuar ngushtë, bashkë me shumë miq të tjerë të Kosovës, po vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm shtetin tonë ri”, theksoi Sejdiu.