Thaçi: Tadiç të përkulet edhe para viktimave kosovare
Kryeministri Hashim Thaçi ripërsëriti sot edhe një herë qasjen e Kosovës për politikë të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Serbinë. Në këtë rrafsh, Thaçi konfirmoi se Kosova mund të bisedojë me Serbinë për çështje teknike dhe t’i zgjidhë ato sipas standardeve perëndimore.
Kryeministri Thaçi vazhdoi porosinë e tij për Presidentin serb, Boris Tadiç, që t’i arrestojë kriminelët e luftës, siç është Mlladiçi, duke i thënë se me Mlladiçin të lirë, Serbia nuk mund të ketë perspektivë euroatlantike.