E Diel, 1 Nëntor 2026

Biblioteka e Durrësit së shpejti me "fytyrë" të re

Dy muaj më parë tavanet e ndërtesës nisën të dëmtoheshin për shkak të lagështirës, duke rrezikuar edhe frekuentuesit e saj. Kushtet në të cilat ruhen librat në bibliotekë nuk përmbushin asnjë kriter, edhe pse në fondet e saj ka më shumë se 250 mijë tituj librash dhe koleksione periodikësh.

Biblioteka e Durrësit, që administrohet nga Bashkia, ndodhet në të njëjtën banesë private, ku u themelua më 10 shtator, 1945.

Megjithëse godina i është rikthyer formalisht ish-pronarëve, Durrësi me një popullsi prej 206 mijë banorësh vazhdon të ketë të njëjtën bibliotekë publike, si në kohën kur numëronte vetëm 12 mijë banorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›