E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet fluksi i kalimitnë pikat kufitareshtohen masat

TIRANë- Deri më 11 korrik kanë hyrë në Shqipëri përmes pikave të kalimit kufitar të paktën 202.459 shtetas, nga të cilët 113.255 shqiptarë dhe 89.204 shtetas të huaj, ndërsa janë përpunuar 61.783 automjete.

Ardhja e emigrantëve shqiptarë, si dhe fluksi i pritshëm në pikat e kalimit kufitar, tokësor e detar, i të huajve që kanë preferuar t'i kalojnë pushimet verore në Shqipëri, kanë detyruar strukturat vendore të Policisë Kufitare si dhe Departamentin e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, të marrin masat e duhura për shmangien e rradhëve të gjata në Pikat e Kalimit Kufitar dhe lehtësimin e procedurave të kalimit.

Agjencitë detare të lundrimit kanë marrë masa duke planifikuar të shtojnë numrin e trageteve dhe të prekjeve në kalata për të përballuar kërkesat për lundrime në këtë sezon të nxehtë, jo vetëm në temperatura dhe fluks, por edhe në çmimet që ofrohen për pasagjerët.

Ndërkaq, e gjithë vija bregdetare do të patrullohet nga shërbimet e policisë kufitare, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, për t’i ardhur në ndihmë pushuesve në plazhe dhe për të parandaluar trafiqet e paligjshme.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›