E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si zv/ministre e Integrimit

Jorida Tabaku ka dhënë dorëheqjen nga posti i zv/ministres së Integrimit. Tabaku do të emërohet nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Ajo do të jetë numri dy në këtë bashki pas zotit Basha.

Tabaku është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Tiranës, në degën e Administrim Biznesit, “Doktor i Shkencave” në fushën e sipërmarrjes dhe financimit të biznesit të vogël.

Që nga viti 2002, ajo ka punuar si lektore në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës. Prej vitit 2001 ajo është anëtare e PD-së. Për mëse 5 vjet ajo ka ofruar konsulencë në kuadrin e një projekti të DFID, për shumë ministri të linjës në fushën e hartimit të politikave dhe buxhetimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›