E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes se Forcave Detare vizite zyrtare ne Tirane

Mbërrin në Tiranë Sekretari amerikan i Mbrojtjes së Forcave Detare, Ray Mabus. Ceremonia e pritjes në Ministrinë e Mbrojtjes u krye me bandë dhe me trup roje. Mabus, shoqërohej nga një delegacion dhe ka nisur takime në kuadrin e një vizite zyrtare pune.  
Pas ceremonialit, Mabus u prit nga ministri i Mbrojtjes, Z. Arben Imami. Në takime ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu.
Gjatë takimit sekretari amerikan i mbrojtjes së forcave detare u njoh me ecurinë e reformave në Forcat e Armatosura në Shqipërisë për përshtatjen e strukturave dhe dokumentave strategjikë me ato të aleancës së NATO-s.
Sekretari Mabus mësohet të ketë shprehur mbështjen e Shteteve të Bashkuara në Amerikës në hapat pozitiv që po hedh Ushtria Shqiptare drejt perfeksionimit si një ushtri aleate e NATO-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›