Gazi rrëzon dy ndërtesa në Bari, një fëmi shqiptar nën rrënoja
Itali- Një rrjedhje gazi ka shkaktuar të enjtën në mëngjes, rreht orës 08:45, një shpërthim të fortë gazi në Conservano pranë Barit dhe shëmbjen e dy banesave në rrugën ‘Zingari’.
Siç raportojnë mediat italiane bëhet fjalë për tre të zhdukur nën rrënoja, ato bëjnë me dije se është në kërkim një vajzë shqiptare, kryetari i Coversano Giuseppe Lovascio tha se janë nxjerrë nga rrënojat një çift me origjinë shqiptare por nën to dyshohet të ketë mbetur vajza.
Po ashtu një nënë hollandeze dhe i biri i saj 18 muajsh që kishin marrë për pushme me qera një dhomë janë mes të zhdukurve, teksa raportohet se për t’i arritur është e nevojshme të zhavendosen shumë rrënoja.
Zjarrëfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për tu ardhur në ndihmë të prekurve nga kolapsi i ndërtesave. Ndërsa mësohet se dhjetra nejrëz që jetonin aty pranë janë plagosur lehtë, mes tyre edhe një fëmijë i vogël. Gjëmimi u dje në të gjithë qytetin teksa hetimet intensive kanë nisur paralelisht me shpëtimin e personave nën rrënoja.
D.Bilbili/IDEA/