E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaganjori president, Sanino mes Berishes dhe Rames

Tiranë- Drejtori i zyrës për Zgjerimin në Komisionin Europian Stefano Sannino është sot në Tiranë dhe kryefjalë e takimeve eshtë pikërisht çështja e zgjedhjes së presidentit. Takimi i parë u zhvillua me kryeministrin Berisha, pas së cili zyra e shtypit e qeverisë shpërndau një njoftim shtypi mbi atë çfarë është biseduar.

Pasi i uroi mirëseardhjen zotit Sannino Kryeministri Berisha vlerësoi angazhimin e Komisionit dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në ndihmën që i jep Shqipërisë për cuarjen përpara të reformave të nevojshme për integrimin evropian. Në përgjigje të interesit të zotit Sannino për vazhdimësinë e këtyre reformave, kryeministri Berisha e siguroi atë për angazhimin e plotë të mazhorancës për përmbylljen e tyre sa më shpejt në përputhje me rekomandimet dhe prioritetet që Shqipëria ka në procesin e integrimit.

Në takim u bisedua edhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Kryeministri Berisha theksoi, se në respekt të angazhimit të tij të bërë publik prej kohësh, procesi që po zhvillohet është në përputhje të plotë me gërmën dhe frymën e Kushtetutës, i bazuar në negociata dhe konsultime. Ai  shprehu besimin se procesi që po zhvillohet në Parlament dhe kandidatura e ofruar nga mazhoranca, përmbush më së miri kushtet dhe kriteret që ky proces të përmbyllet me zgjedhjen e një Presidenti të Republikës që siguron konsensus dhe mbështetje të gjerë të forcave politike dhe opinionit public- thekson zyra e shtypit e qeverisë.

Më pas Sannino u takua edhe me kreun e opozitës Edi Rama, por nga selia e Partisë Socialiste njoftuan se nuk do të ketë asnjë njoftim për shtyp dhe asnjë koment mbi takimin.

Reagimi me heshtje nga selia rozë mund të jetë një sinjal që Sannino mund të jetë duke mbështetur mazhornacën që propozimin e saj për gjykatësin Zaganjori.

Ndërkohë pas takimit të zyrtarit të lartë të BE-së me me zotin Ilir Meta ky i fundit përmes një konference për shtyp tha se në takim u theksua shtimi i përpjekjeve për të përmbyllur sa më shpejt reformat, atë zgjedhore, parlamentare dhe çështjen e imuniteteve.

Teksa lidhur me deklarata e fundit të zotit Nano se nëse të majtët e kërkojnë ai do të rikthehet në skenën e PS-së zoti Meta u shpreh se do t’i qëndrojë besnik marrëveshjes së 2009-ës që ka me PD.

‘Zoti Nano luan shumë mirë ping pong. Unë kam bërë vlerësimet e mia publike pas takimit me tëai ka kontribuar në të gjithë procesin për ta bërë sa më publik dhe të debatueshëm por unë kam theksar se LSI do ti qëndrojë marrëveshjes së Shtatorit 2009 për të realizuar një konsensus me PD-në. LSI i qëndron kësaj marrëveshjeje pavarësisht vlerësimeve për kandidatura të tjera’- tha Meta duke shprehur konsideratën për zotin Xhezair Zaganjori dhe bindjen se palët s’kanë asnjë arsye për të mos arritur konsensusin.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›