Termet ne Diber te Maqedonise

Dibra është një nga rajonet me aktivitet të lartë tektonik, dhe siç dihet tërmetet në këto zona kanë shkaktuar edhe dëme. Një tërmet është ndjerë edhe sot , në orën 12:18 , lëkundjet e të cilit zgjatën rreth 4-5 sekonta. Epiqendra e tërmetit ishte Kërçova e Mqedonisë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë të forta në zonën veri-lindore dhe përkatësisht në Peshkopi dhe Bulqizë deri 4,5 ballë të shkallës rihter. Lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Elbasan, e pak më të lehta në Tiranë. Nuk ka njoftime për dëme.