Çeki, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për ‘Lisbonën’
Pragë Gjykata Kushtetuese ne Çeki do të vendosë nëse Traktati i Lisbonës i Bashkimit Evropian, ose kushtetuta evropiane,është në përputhje me Kushtetutën e Çekisë. Presidenti Vaclav Klaus, një kundërshtar i Traktatit të Lisbonës, i tha gjykatës se traktati është në kundërshtim me sovranitetin e Çekisë. Gjykata e shtyu seancën dëgjimore për të mërkurën. Kryeministri Mirek Topolanek e ka nënshkruar traktatin, por ka pranuar se tani për tani nuk ka gjasa që ai të ratifikohet përpara se Çekia të marrë presidencën e radhës së BE-së në muajin janar
Çekia është vendi i fundit i BE-së që do t'i thotë 'po' ose 'jo' traktatit, i cili synon të krijojë lehtësi në vendimmarrjen e BE-së.
Çekia është vendi i fundit i BE-së që do t'i thotë 'po' ose 'jo' traktatit, i cili synon të krijojë lehtësi në vendimmarrjen e BE-së.