E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer zhvillon nesër një vizitë në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, zoti Jaap de Hoop Scheffer mbërrin nesër në Tiranë, për një vizitë disa orëshe.

Në orën 11.10, Kryeministri Berisha do të presë në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Sceffer dhe pas takimit, do të dalin në një deklarim të përbashkët për median.

Zoti Sceffer do të pritet në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi.

Gjithashtu, zoti Sceffer do të zhvillojë një vizitë në rektoratin e Universitetit të Tiranës, ku do të pritet nga rektori Dhori Kule.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Sceffer do të përshëndesë edhe takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Komisionit të Partneritetit, në kuadër të kryesimit nga Shqipëria të Kartës së Adriatikut A5.


07/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›