E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon Fahrije Hoti: Ministrja nuk ka marrë turshi

Ditë më parë, disa media në Kosovë kanë raportuar se ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, kishte marrë 1000 kg ajvar dhe turshi dhe nuk e kishte bërë pagesë.

Por këtë gjë e ka mohuar një grua nga fshati Krushë e Madhe, Fahrije Hoti, për të cilën shkruhej se i kishte dhënë turshi ministres./Indeksonline/

Më poshtë lexoni të plotë sqarimin e Fahrije Hotit nga fshati Krushë e Madhe

“Dëshiroj të sqaroj opinionin publik, në lidhje me disa shkrime të mediave kinse Ministrja Mimoza Kusari Lila ka marrë 1000 kg hajvar dhe Turshi dhe nuk e ka bërë pagesën.
Ministresha Kusari Lila asnjëherë nuk ka marrë këtë produkt, dhe porosi asnjehere nuk ka bere(biseda kemi ba si me ndihmu por porosi nuk ka pas) ndërsa deklaroj me përgjegjësi të madhe se këto deklarata janë shpifje dhe trillime të gazetarëve, të cilët kanë manipuluar gjatë bisedës telefonike me mua.
Përkundrazi, ministresha Kusari na ka ndihmuar me mundësitë e veta, ashtu siq ka ndihmuar zoti Behgjet Pacolli, sikurse në rastin e donacioneve për qendrën e Rinore në Krushë.
Këta “gazetarë”, madje janë paraqitur edhe si anëtar të AKR-së nga qendra dhe kanë fshehur identitetin e tyre. Është e padrejtë se si këta individë kanë manipuluar me mua dhe me këtë kategori të shoqnisë tonë.”
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›