Kapet i kërkuari për 6 vepra penale

Sot rreth orës 08:00, policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili gjendej në arrati që prej qershorit të vitit të kaluar.
I dyshuari A. S., 46 vjeç, dyshohet me bazë se ka qenë i përfshirë në dy raste të vrasjeve në tentativë, dy rasteve të armëmbajtjes pa leje, një rast të kanosjes, si dhe një rast të lëndimit trupor, vepra këto që kanë ndodhur në muajin qershor dhe shtator të vitit 2012.
Sipas njoftimit të Policisë së Prishtinës, i dyshuari i kapur, me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes, prej nga pas përfundimit të procedurave të nevojshme hetimore, do të dërgohet në gjykatën kompetente./Indeksonline/