E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiq: Faleminderit që i ratë pishman

Sao Tome Principe, ka zhvlerësuar njohjen e Kosovës, e kryeministri serb, Ivica Daçiq, mezi ka pritur të falënderoj homologun e tij Gabriel Arkanjo Ferreira da Costa.

Daçiq po ashtu e ka uruar da Costan për zgjedhjen dhe e ka uruar atë përzemërsisht për siç është shprehur ai kryerjen me sukses të detyrave të përgjegjshme.

“Ju falënderoj për vendimin për vendosjen e vetos në vendimin e ish qeverisë të shtetit për njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës” ka thënë Daçiq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›