Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Z. Ban Ki Moon uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen si Kryeministër i Shqipërisë
Unë jam i bindur se nën lidershipin tuaj Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë të drejtojë me sukses sfidat me të cilat përballemi sot dhe se vendi juaj do të qëndrojë i vendosur në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit
Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh urimi për rizgjedhjen e tij në postin e Kryeministrit të Shqipërisë nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Z. Ban Ki Moon.
Në këtë mesazh Z. Ban Ki Moon shprehet:
“Shkëlqesi,
Dëshiroj t’Ju shpreh urimet e mia për rizgjedhjen Tuaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Ishte një kënaqësi për mua që ju takova Ju në New York javën që shkoi, dhe Ju uroj vazhdimësinë e suksesit në zbatimin e përgjegjësive tuaja të rëndësishme.
Unë jam i bindur se nën lidershipin Tuaj Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë të drejtojë me sukses sfidat me të cilat përballemi sot dhe se vendi juaj do të qëndrojë i vendosur në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit.
Jam gjithashtu i bindur se nën udhëheqjen Tuaj, Republika e Shqipërisë do të vazhdojë të mbështesë qëllimet dhe principet e Kombeve të Bashkuara.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, sigurimet e konsideratës time më të lartë.
Ban Ki Moon
03/10/2009