E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli ndeshkim i ri per Tiranen

Ministrat e Jashtem te BE Progresi i ngadalte zgjedhjet me shume probleme

Perpjekjet e klases politike ne vend per marrjen e statusit kandidat per ne Bashkimin Europian brenda ketij viti kane marre fund. Ndonese prej pak javesh palet kane nisur punen per reformat e perbashketa Bashkimi Europian ka bere te qarte se statusi nuk do te jepet derisa te shihen rezultate konkrete nga politikanet ne vend. Kjo u be e ditur pas daljes se konkluzioneve te Keshillit te Ministrave te Bashkimit Europian qe i paraprin mbledhjes se krereve te vendeve te unionit kete fundjave ne Bruksel. Ne lidhje me Shqiperine ministrat e Jashtem te BE-se kane theksuar se politika ka bere permiresime me ngritjen e Komisionit per Reformen Zgjedhore dhe ate Parlamentare por ende asnje nuk mund te vendose pa u pare rezultate konkrete. Reforma elektorale u konsiderua si kyce nga ana e Keshillit te Ministrave nisur edhe nga mangesite ligjore qe u verejten ne zgjedhjet lokale te ketij viti. Zgjedhjet lokale ne maj u vleresuan pergjithesisht si konkurruese dhe transparente. Megjithate procesi zgjedhor u shenua bindshem nga parregullsi te cilat duhet te adresohen ne kuadrin e nje reforme te plote zgjedhore theksohet ne konkluzionet per Shqiperine duke i bere thirrje mazhorances dhe opozites te bashkepunojne edhe me shoqerine civile per kete reforme. Por theksin konkluzionet e vendosin te mosplotesimi i 12 kritereve te kerkuara nga ana e BE-se ne lidhje me marrjen e statusit kandidat. Ne pergjithesi Shqiperia ka bere nje progres te limituar per te permbushur kriterin politik per anetaresim dhe plotesimin e 12 kerkesave qe i jane vendosur si prioritet theksohet ne menyre te qarte nga ana e perfaqesuesve te Keshillit te Ministrave te BE-se. Per te permbushur keto kritere Keshilli thekson se duhet me shume pune ne sistemin e drejtesise dhe po keshtu ne luften kunder korrupsionit. Nga ana tjeter konsiderohet se vendi ka ende probleme per sa i perket trajtimit te minoriteteve. Keshilli i inkurajon autoritetet shqiptare te intensifikoje perpjekjet per axhenden e reformave ne vecanti per implementimin e 12 prioriteteve. Perpjekje te metejshme jane vecanerisht te kerkuara ne fushat kyce sic jane sistemi i drejtesise lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe po keshtu mbrojtja e te drejtave te minoriteteve theksohet mes konkluzioneve per Shqiperine. Aty kerkohet qe qeveria te respektoje pavaresine e institucioneve te pavarura sic eshte gjyqesori dhe po keshtu Parlamenti. Duhen respektuar pavaresia dhe funksionimi i institucioneve te pavarura duke e vene theksin te Parlamenti dhe sistemi i drejtesise kerkon Keshilli i Ministrave te BE-se. Pak ore pasi keto konkluzione ishin bere publike Partia Socialiste permes nje deklarate per shtyp theksoi se konkluzionet e BE-se tregojne qarte se cila ka qene forca politike qe ka bere qe Shqiperia te humbe per te dytin vit radhazi statusin e vendit kandidat ne BE. Por pavaresisht kesaj PS-ja thekson se keto konkluzione per Shqiperine jane nje kuader i plote dhe kuptimplote mbi deficitin demokratik e institucional te vendit tone. Ne kete kuader PS-ja zotohet se do te beje gjithcka i takon ne menyre qe nje deshtim i trete per statusin e vendit kandidat ne BE te shmanget. Por permes nje deklarate per shtyp ministrja e Integrimit Majlinda Bregu duke pershendetur konkluzionet e Keshillit te Ministrave te BE-se theksoi se aty vleresohet pozitivisht konsensusi i arritur nga palet per ngritjen e komisioneve dhe po se pengon statusin keto dy vite e ka mbajtur opozita. Nese opozita nuk do te kishte refuzuar per 2 vjet rresht bashkepunimin me mazhorancen per permbushjen e kriterit politik sot statusi i vendit kandidat do te ishte realitet theksohet ne deklaraten per shtyp te Bregut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›