E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretarja Clinton uron Kosoven me rastin e pervjetorit te pavaresise

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clintoni i dergoi nje mesazh urimi popullit te Kosoves me rastin e 17 shkurtit Dites se Pavaresise. Ne mesazh thuhet

Ne emer te Presidentit Obama dhe te popullit te Shteteve te Bashkuara deshiroj ti dergoj urimet me te mira popullit te Kosoves me rastin e festimeve te pervjetorit te katert te pavaresise me 17 shkurt.

Kosova mund te jete nje shtet i ri por ju keni nje te ardhme premtuese dhe Shtetet e Bashkuara jane te angazhuara per te mbeshtetur nje Kosove te pavarur sovrane dhe shumetnike. I pergezoj udheheqesit e zgjedhur te Kosoves per perkushtimin e tyre ndaj aspiratave te qytetareve te Kosoves permes institucioneve me te forta demokratike mundesive me te medha ekonomike dhe nxitjes se sundimit te ligjit. Kjo rruge do ti coje qytetaret e Kosoves drejt integrimit te plote euro-atlantik si dhe drejt qendrueshmerise dhe begatise afatgjate per vendin tuaj.

Shtetet e Bashkuara jane miqte dhe partneret tuaj. Ne qendrojme prane jush ne punen tone te perbashket per nje Kosove me te sigurt me paqesore dhe me te begate. I uroj gjithe popullit te Kosoves festime te gezuara dhe urimet me te mira per vitin ne vazhdim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›