E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Kosove fillojne kremtimet e pervjetorit te pavaresise

Kosova kremton neser kater vjetorin e shpalljes se pavaresise nga Serbia e cila vazhdon te kundershtoje ate. Deri tash 86 vende te botes e kane njohur shtetin e ri.

Ne nje seance solemne ne Parlamentin e Kosoves udheheqesit politike thane se vendi ne keto kater vjet ka shenuar suksese ne punen e perbashket me miqte nderkombetare. Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga tha se Kosova tash eshte faktor paqeje dhe qendrueshmerie ne rajon e me gjere e cila zhvillon marredhenie te mira fqinjesore duke dhene nje shembull te bashkepunimit dhe respektit te ndersjelle.

Kosova e ka ndertuar subjektivitetin e vet nderkombetar dhe do te perfaqesohet e barabarte e me reciprocitet te plote. Proceset nuk kthehen mbrapa dhe askush nuk mund te krijoje pershtypjen se procesi i pavaresise se Kosoves nuk eshte i perfunduar tha presidentja Jahjaga.

Kryetari i Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi tha se shekulli 21 kerkon qasje te reja ne marredheniet dhe politikat e jashtme dhe te brendshme te shteteve te Ballkanit.

Kjo qasje duhet te mbeshtetet ne vlerat euro-atlantike duke nxjerre konkluzione te drejta mbi te kaluaren e hidhur duke zevendesuar urrejtjen nderetnike e shovinizmin ne respektin reciprok etno-centrizmin me solidaritetin ekskluzivitetin me integrimet mos durimin nacional me diversitetin etnik kulturor gjuhesor e fetar si pasuri vlerash demokratike tha krye parlamentari Krasniqi.

Per kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci Republika e Kosoves eshte tregim i suksesshem.

Per derisa dje sfide kryesore e jona ishte mbijetesa clirimi dhe pavaresia sfidat e se ardhmes sone jane zhvillimi dhe integrimi. Ne nuk do te ndalemi se punuari per realizimin e projektit madhor qe qytetaret tane te jene te barabarte me ata te  Bashkimin Evropian. Pra shteti i Kosoves te anetaresohet sa me shpejt ne NATO  dhe Bashkim Evropian tha kryeministri Thaci.

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga me rastin e pervjetorit te pavaresise nxori nje dekret per faljen e denimit te mbetur apo uljen e denimit te 15 personave qe jane duke vuajtur denimet neper burgjet e Kosoves.

Kosova shpalli pavaresine e saj me 17 shkurt te vitit 2008 ne baze te planit te zotit Ahtisaari ndersa zbatimi i tij mbikeqyret nga Grupi Drejtues Nderkombetare dhe zyra civile e tij ne Kosove. Kjo mbikeqyrje pritet te permbyllet deri ne fund te ketij viti.

Pavaresia e Kosoves vazhdon te kundershtohet nga Beogradi ndersa veriu i Kosoves eshte shnderruar ne skenen e kundershtimeve me te ashpra. Gjate dy diteve te kaluara atje eshte votuar ne nje referendum te organizuar nga serbet lokal ne te cilin sic thuhet mbi 99 per qind e pjesemarresve jane deklaruar kunder njohjes se institucioneve te Prishtines. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›