E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, më tepër se 1 milion vende të lira pune

BERLIN- Tregu gjerman i punës gjatë tremujorit të katërt kishte më tepër se një milion vende të lira pune, bëhet e ditur nga një shifër e shpallur sot, ku bie në sy se numri i qytetarëve aktivë ishte më i lartë që nga ribashkimi i vendit.

''Gjatë tremujorit të katërt 1,13 millionë vende pune ishin të lira, 962 000 në perëndim dhe 169 000 në lindje'', njoftoi Instituti i kërkimeve të punësimit "IAB" bazuar në një sondazh nga 15 000 punëdhënës nga industri të ndryshme.

Instituti IAB mbështetet nga Agjencia gjermane e Punësimit, organ publik që identifikon dhe dëmshpërblen gjermanët e papunë.
Shifra e publikuar nga instituti "IAB" përfshin në të njëjtën kohë vendet e lira të menjëhershme dhe ato më vonë.
Është dukshëm më e lartë nga shifra e shpallur nga vetë agjencia për punësim, 452 000 në fund të janarit, që përfshin vetëm vendet e lira të shpallura nga vetë ajo.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›