E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Veri te Shqiperise vazhdojne perpjekjet per hapjen e rrugeve

Ne Veri te Shqiperise po vazhdojne perpjekjet per hapjen e rrugeve qe lidhin Qarqet Shkoder Kukes dhe Diber ku nje numer i madh komunash malore vazhdojne te jene te izoluara prej me shume se dy javesh.

Tashme ekipet e helikoptereve e kane gjithnje e me te veshtire nderhyrjen nga ajri per shperndarjen  e ndihmave ushqimore dhe per ti ardhur ne ndihme te semureve.

Drejtues te spitalit rajonal te Shkodres pohojne se deri tani nga zonat e thella malore jane perballuar dhjete emergjenca shendetesore dhe se ekipet mjekesore jane ne gatishmeri per te perballuar edhe raste te tjera gjate diteve ne vazhdim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›