Sekretarja Klinton Marredheniet SHBA-Pakistan ne moment kthese

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Pakistanit jane ne nje pike kthese. Zonja Klinton tha se Pakistani duhet te ndermarre hapa te vendosur per te luftuar terrorizmin.
Sekretarja e Shtetit i beri komentet sot ne Islamabad gjate nje vizite te shkurter qe synon te permiresoje marredheniet qe jane tensionuar pas vrasjes se Osama bin Ladenit nga forcat speciale amerikane. Ajo eshte zyrtarja me e larte amerikane qe viziton vendin qe nga sulmi i 2 majit ne Abotabad.
Para mberritjes se saj zyrtaret amerikan njoftuan se Pakistani kishte rene dakort te lejonte CIAn te ekzaminoje kompleksin ku ka jetuar bin Ladeni.