Sekretarja Klinton e nxit Beogradin te filloje shpejt dialogun me Kosoven

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u beri thirrje udheheqesve te Serbise dje te hapin shpejt bisedimet e pajtimit me Kosoven. Presidenti i Serbise Boris Tadic tha se qeveria e tij eshte e hapur per bisedime te gjithaneshme me autoritetet e Prishtines por nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves.
Te dy palet kane qendrime krejtesisht te kunderta per Kosoven ku sekretarja Klinton shkon sot per vizite. Por takimi Klinton- Tadic ishte i perzemert dhe zonja Klinton vleresoi qendrimin pergjithesisht te moderuar te qeverise se Beogradit duke e cilesuar Serbine nje kandidate te shkelqyer per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropian.
Sekretarja Klinton tha se te dy qeverite nuk jane dakord per nje sere ceshtjesh dhe Kosova eshte nje prej me kryesoreve mes tyre. Ajo tha se Beogradi duhet te respektooje thirrjen e koheve te fundit te Kombeve te Bashkaua per dialog me autoritetet e Kosoves.
Ne besojme se rezolutat e 9 shtatorit te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara sherbejne si nje platforme e mire per nje dialog te mirefillte dhe largpames mes Beogradit dhe Prishtines. Nga dialogu mund te perfitojne dhe do te perfitojne si populli i Kosoves ashtu edhe ai i Serbise duke trajtuar ceshtjet e perditeshme praktike dhe marredheniet afatgjata mes dy vendeve.
Zoti Tadic tha se qeveria e tij nuk do ta njohe Kosoven por do te respektoje te drejtat e shqiptareve ne ate rajon dhe eshte gati te hyje shpejt ne bisedime per te ulut tensionet rajonale. Zoti Tadic foli me perkthyes.
Dialogu duhet te filloje shpejt. Ne duam te diskutojme te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me jeten e perditeshme te popullit te Kosoves ne menyre paqesore demokratike duke perdorur mjetet politike dhe ligjore per te mbrojtur integritetin e vendit tone. E kam thene edhe me pare se cdo veprim i njeanshem i institucioneve shqiptare ne Kosove e ve Serbine ne pozite te veshtire Serbine dhe qeverine e Serbise. Ai nuk i sherben dialogut.
Sekretarja Klinton vlerezoi Presidentin e Serbise per angazhimin e qeverise te tij per te nxjerre para drejtesise Ratko Mlladicin dhe Goran Hadzicin figurat me te njohur ane ballkan per krime lufte qe vazhdojne te enden te lire dhe qe kerkohen nga gjykata nderkombetare e Hages per krimet e luftes. Ai tha se ky zotim eshte pjese e vendosmerise se qeverise se tij per reforma me qellim qe te mbyllet kapitulli i erret i viteve 90-te. Perseri zoti Tadic nepermjet perkthyesit.
Serbia nuk po e ben kete vetem per hir te gjykates nderkombetare ose te komunitetit nderkombetar. Ne po e bejme kete per te miren tone per qytetaret tone dhe per pajtimin ne rajon. Do ta perseris edhe njehere edhe sikur tribunali i Hages te shperndahej neser ne do te vazhdonim ndjekjen e ketyre dy personave qe jane ne arrati.
Zonja Klinton e filloi diten ne Bosnje-Hercegovinen fqinje ku ajo u beri thirrje te gjitha paleve ne kete vend te ndare ne grupe etnike te perqafojne reformat e nevojshme per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO.
Sekretarja Klinton u takua ne Sarajeve me presidencen trianetareshe te Bosnjes dhe u takua shkurtimisht ne nje ambasade me Milorad Dodik presidenti i zgjedhur rishtazi i Republikes se Serbeve te Bosnjes i cili ka hedhur poshte thirrjet e nderkombetareve per permiresimin e marredhenieve mes komuniteteve ne Bosnje.