E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretarja Klinton i ben thirrje Bosnjes ti kaperceje mosmarreveshjet etnike

12-10-2010 / Gazeta 55

Lideret Boshnjake duhet te lene menjane mosmarreveshjet etnike dhe te nisin me urgjence punen per reformat politike dhe ekonomike te cilat sherbejne per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian dhe ne NATO. Ky ishte mesazhi qe Sekretarja Amerikane e Shtetit u dha krereve te shtetit te Bosnje Hercegovines ndalesa e pare e turit te saj ne Ballkan. Ne takimet me Haris Silajdxhic Nikola Radmanovic dhe Zeljko Komsic Kryediplomatja tha se procesi politik mes serbo-boshnjakeve kroateve dhe myslimaneve 15 vjet pas luftes duhet te vazhdoje qe me ne fund edhe shteti i ndare te funksionoje. Nga Sarajeva pasdite Klinton do te udhetoje ne Beograd ku do te takohet me lideret serbe Boris Tadic dhe Vuk Jeremic. Te merkuren kryediplomatja amerikane do te jete ne Kosove ku do te kete takime me presidentin ne detyre Jakup Krasniqi Kryeministrin Hashim Thaci dhe ministrin e Jashtem Skender Hyseni. Ne fokus te bisedimeve si ne Serbi ashtu edhe ne Kosove do te jete nisja e bisedimeve mes paleve per ceshtje teknike. Washingtoni kerkon qe te luaje nje rol drejtues ne keto negociata. Ballkani eshte ende zona me delikate e Europes dhe Klinton kerkon qe ta ruaje influencen e Amerikes me shpresen qe rajoni te mundet te shkoje drejt nje te ardhmeje me te qendrueshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›