E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimi i PE pro heqjes se vizave - dyfishohen aplikimet per pasaporta

12-10-2010 / Gazeta 55

Lulzim Basha I drejte qendrimi ne Schengen vetem per 3 muaj


Votimi i Parlamentit Europian pro liberalizimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnjen ka shkaktuar rritje te menjehershme te numrit te aplikimeve per pasaporta biometrike ne sportelet e kompanise ALEAT ne gjithe Shqiperine. Pas dates 7 tetor 2010 kur PE votoi propozimin e eurodeputetes Tanja Fajon zv.ministri i Brendshem Ferdinand Poni deklaroi se ka pasur rritje me 25 per qind te aplikimeve per pasaporta biometrike. Ne ditet ne vijim numri i aplikimeve eshte dyfishuar kane thene zyrtaret e Ministrise se Brendshme ne Tirane. Sipas tyre pasaporta biometrike eshte dokumenti i vlefshem per udhetim 3-mujor ne shengen pas liberalizimit te vizave.


Ministri i Brendshem Lulzim Basha zbaton detyren e lene nga Kryeministri Berisha dje per te informuar elektoratin mbi liberalizimin e vizave. Qe dje ne median elektronike ka nisur te shfaqet spoti televiziv qe u ben te ditur qytetareve se pas liberalizimit te vizave nuk mund te qendrojne me shume se 3 muaj ne vendet Schengen. Basha ishte sot ne qytetin e Elbasanit ku ne kuader te fushates sensibilizuese mbajti nje fjalim ne Universitetin e Elbasanit Aleksander Xhuvani ku shpjegoi rregullat qe duhet te zbatohen nga qytetaret menjehere pas zyrtarizimit te vendimit per heqjen e vizave. Levizje e lire nuk do te thote qendrim ne vendet e Bashkimit Europian tha Basha. Ai vuri ne dukje se datat 8-9 qe perkojne me mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Bashkimit Europian ne Bruksel dhe sipas Bashes ky takim eshte vendimtar per procesin e liberalizimit te vizave. Basha tha se qeveria mbeshtet pajisjen e studenteve me dokumentet e reja elektronike ndersa shtoi se pas liberalizimit te vizave universitetet duhet te organizojne ture me studentet ne vendet e Bashkimit Europian ne kuader te shkembimit te eksperiencave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›