E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton viziton vendet e Gjirit Persik

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton shkon sot ne Gjirin Persik per te biseduar mbi programin berthamor te Iranit dhe nevojen per te mbeshtetur qeverine e re te Irakut.
Ne kete udhetim gjashte ditor sekretarja Klinton do te vizitoje Emiratet e Bashkuara Arabe Omanin dhe Katarin. Zyrtaret e Departamentit te Shtetit thane dje se Sekretarja Clinton do ti njoftoje udheheqesit e Gjirit Persik mbi raundin tjeter te bisedimeve per ceshtjen e programit berthamor me Iranin qe priten te zhvillohen me 20 janar ne Stamboll. Ata thane se sekretarja Klinton do te diskutoje mbi menyrat per te ndihmuar vendet e Gjirit Persik ne respektimin me te mire te sanksioneve te Kombeve te Bashkuara kunder Iranit.
Ne lidhje me Irakun zyrtaret e Departamentit te Shtetit thane se Uashingtoni do te shprehe mbeshtetjen per qeverine e Bagdatit. Ata thane se Shtetet e Bashkuara do te inkurajojne vendet e rajonit te hapin ambasadat ne Bagdat nese nuk e kane bere nje gje te tille deri tani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›