Neser nisin rivotimet ne pese komuna ne Kosove

Neser ne Kosove do te kete serish votime per pushtetin qendror. Parregullsite e shfaqura ne zgjedhjet e 12 dhjetorit kushtezuan rivotim ne pese komuna te vendit ndersa rivotime te tjera priten edhe ne ate ardhmen pas nje vendimi te Gjykates se Larte te Kosoves qe te urdheroje rivotim edhe ne komunen e Mitrovices. Qindra vezhgues vendas e nderkombetare do te perfshihen ne vezhgimin e zgjedhjeve te neserme per te shmangur parregullsite. Nga Prishtina njofton korrespondenti yne Leonat Shehu.
Ne Kosove sot eshte zyrtarisht heshtje zgjedhore para votimeve te neserme ne pese komuna te vendit qe pasuan parregullsite e shfaqura ne zgjedhjet e pergjithshme te 12 dhjetorit. Jane mbi 130 mije votues qe do te mund te hedhin votat e tyre ne 62 qendra votimi me 185 vendvotime ne Drenas. Skenderaj Decan. Malisheve e Lipjan. Per te shmangur perseritjen e parregullsive kesaj radhe ka nje angazhim me te madh te organizatave nderkombetare dhe te vendit. Perfaqesuesi i posacem i Bashkimit Evropian dhe njeheresh shef i zyres civile nderkombetare Peter Faith do te bashkerendoje Misionin e Vezhgimit te Zgjedhjeve per te ndjekur nga afer rivotimet e se dieles. Ai ka paralajmeruar se ekipet e vezhguesve do te qendrojne gjate tere dites ne vendvotime.
Ndersa koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia ne Veprim do te angazhoje disa qindra vezhgues. Veton Mujaj nga kjo organizate tha se gjithsejte 500 vezhgues te rekrutuar prej tyre do te ndjekin nga afer votimet e neserme.
Do te kemi nga dy vezhgues ne secilin prej ketyre qendrave nje vezhgues do te jete i vendit ndersa vezhguesi tjeter do te bartet prej rajoneve tjera te Kosoves. Kjo eshte bere sepse heren e fundit ne Rahovec kemi pare qe ka dale e suksesshme kjo forme e rregullimit por njekohesisht pasi qe nuk ka zgjedhje ne tere Kosoven na ka mundesuar edhe ne forme logjistike qe te kemi kete mundesi qe te bartemi prej rajoneve ne rajon tha zoti Mujaj.
Perfaqesues vendas e nderkombetare u kane thirrje partive politike qe te jene te kujdesshme gjate votimeve te neserme. Shefi i zyres Civile nderkombetare Peter Faith ka terhequr verejtjen se udheheqesit politik te Kosoves kane pergjegjesi te vecante per te parandaluar mashtrimet dhe kercenimet. Perfitimi afatshkurter ne llogari te imazhit nderkombetar te Kosoves eshte i pamatur ne vecanti ne kohen kur Kosoves i nevojitet perkrahje e metejme nderkombetare dhe evropiane.
Nderkaq Ismet Kryeziu nga Demokracia ne Veprim tha se partite duhet te demonstrojne pergjegjesi politike kundruall procesit te zgjedhjeve.
Shfrytezojme rastin ti bejme thirrje partive politike qe neser te demonstrojne pergjegjesi politike dhe te mundesojne qe te kemi nje gare korrekte dhe nje proces te rregullt i cili do te ndikoje ne vlefshmerine e ketij procesi ne krejt Kosoven tha zoti Kryeziu.
Votimet e se dieles nuk shenojne edhe fundin e procesit te zgjedhjeve. Gjykata e Larte e Kosoves ka marre vendim per perseritjen e zgjedhjeve ne te pakten 24 qendra te votimeve ne komunen e Mitrovices. Nderkaq rinumerimi i 40 per qind te votave mund te coje ne ndryshime edhe ne qendra te tjera te votimeve.