Kosove EULEX-i akuzon dy shqiptare per krime lufte

Prokuroret e Misionit te Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit ne Kosove kane hartuar akuza per krime lufte ndaj dy pjesetareve te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves. Ne akuzen te cilen agjencia e lajmeve AFP pretendon se e ka pare Sabit Geci dhe Riza Aliaj akuzohen per krime lufte kunder popullates civile te kryera ne dy kampe te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves ne Shqiperi. Ne aktakuze thuhet se kampet ne Kukes dhe Cahan te ngritura nga kryengritesit shqiptare kane sherbyer per logjistike e trajnime ndersa dy te akuzuarit burgosnin banoret e Kosoves te cilet iknin nga konfliktiishin te dyshuar per bashkepunim me regjimin e atehershem serb ose kishin pikepamje politike qe ndryshonin me ato te Ushtrise lirimtare.
Sipas akuzes se hartuar nga prokurori amerikan Robert Dean dy te akuzuarit kane qene drejtperdrejte te perfshire ne keqtrajtimin e personave qe mbaheshin ne keto kampe nga fundi i marsit ose fillimi i prillit deri ne qershor te vitit 1999.
Civilet jane keqtrajtuar fizikisht jane mbajtur ne vende te pista dhe kushte te renda per shendetin. Ata ishin privuar nga ushqimi uji dhe trajtimi mjekesor thuhet ne aktakuze. Prokuroret e EULEX-it i kane thene agjencise se kane siguruar deshmite e rreth 20 te burgosurve.
Aktakuza ndodhe ne nje periudhe kur Kosova po perballet me raportin e te derguarit te Keshillit te Evropes Dick Marty i cili ngre pretendime per perfshirjen e ish drejtuesve te Ushtrise lirimtare te Kosoves ne veprimtari te paligjshme perfshire edhe trafikimin e organeve njerezore.
Raporti i cili nxiti reagime me zemerim ne Kosove permend Sabit Gecin si te dyshuar per vrasjen e nje civili ne Kukes qe fillimisht eshte rrahur dhe me pas eshte qelluar per vdekje.