Rusi, Putin dhe Medvedev së bashku në marshimin e 1 Majit

Presidenti i zgjedhur i Rusisë, Vlladimir Putin, dhe ai në largim, Dimitri Medvedev, sot u janë bashkuar dhjetëra mijëra njerëzve në marshimin në Moskë, për të shënuar 1 Majin, ditën e punëtorëve.
Putin, Medvedev dhe prefekti i Moskës, Sergej Sobjanin, udhëhiqnin kolonën e punëtorëve nëpër qendër të qytetit, ndërsa pjesëmarrësit valvitnin flamujt ose mbartnin pankarta me mbishkrime ku lavdërohej Kremlini, ndërsa bëhej tallje me protestat e opozitës.
Më 7 maj, Vlladimir Putini do të inaugurohet në postin e presidentit të Rusisë, që do të jetë mandati i tij i tretë i paprecedent i presidencës së tij. Katër vitet e fundit ai ishte kryeministër.