E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretarja e Shtetit sulmon ish-shefin e Rezervës Federale

Ekonomi Klinton, akuza Greenspan: Këshillat e tij na rrënuan ekonominë dhe buxhetin

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, i ka cilësuar “të tmerrshme” këshillat e dhëna nga ish-shefi i Rezervës Federale, Alain Greenspan, që sipas saj ndikuan shumë në krijimin e një deficiti të stërmadh buxhetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e vënë vendin në një rrezik të madh.

Para një paneli kongresmenësh, Klinton doli për të mbrojtur kërkesën prej 52 miliardë dollarësh të Departamentit të Shtetit për vitin e ardhshëm. Ndërkohë ajo theksoi se borxhi i jashtëm i përmasave të mëdha e ka dobësuar dukshëm Amerikën në arenën ndërkombëtare. “Më vjen keq që dhjetë vjet më parë kishim një buxhet shumë të balancuar dhe që ishim në gjendje për të paguar borxhin e Shteteve të Bashkuara. Unë kam shërbyer në komunitetin e buxhetit në Senatin Amerikan dhe më kujtohet fare mirë kur patëm një seancë me Alain Greenspan, i cili u përpoq që ta justifikonte rritjen e shpenzimeve dhe reduktimin e taksave duke thënë se nuk ishte domosdoshmërisht e nevojshme që të paguanim borxhin në atë moment. Për mua, kjo ishte e tmerrshme”, deklaroi Klinton. Edhe pse ajo nuk tha një datë se kur mund të kishte ndodhur një seancë e tillë, ka shumë mundësi që të bëhet fjalë për një moment gjatë Presidencës së Bushit, i cili autorizoi një shkurtim masiv taksash, ndërsa nisi që të shpenzonte me një shpejtësi marramendëse miliona e miliona dollarë në luftën e Irakut dhe Afganistanit. Mënyra se si Klinton ka akuzuar haptas ish-shefin e fuqishëm të FED flet edhe për spiralen e rënies që ka pësuar reputacioni dhe imazhi i tij, dikur i padiskutueshëm. Madje kjo rënie nisi pak pas ikjes së tij nga posti në vitin 2006. Ai u caktua në këtë detyrë nga Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Regan, pra në vitin 1987 dhe shërbeu në këtë detyrë edhe në Presidencës së Klintonit me dy mandatet e tij. Për një kohë të gjatë u konsiderua si një orakull ekonomik e misterioz, si njeriu që me magjinë e tij vinte në funksionim tregjet financiare. Por aktualisht ai është shndërruar në një nga personat fajtorë dhe shkaktarë të krizës së madhe financiare që përfshiu Shtetet e Bashkuara e botën mbarë.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›