Tatimet, bashkëpunëtorë me ndërtuesit
Gjatë llogaritjeve të detyrimeve fiskale të kostos në ndërtim, inspektorët e kontrollit nga sipërfaqja e përgjithshme zbresin sipërfaqet jashtë kontureve dhe për sipërfaqen e mbetur llogarisin detyrimet fiskale për kosto. Kjo mënyrë llogaritjeje, sipas KLSH-së është në kundërshtim me ligjet fiskale, pasi megjithëse për këto sipërfaqe realizon shpenzime ku zbritet TVSH-ja e kreditueshme me fatura blerjeje ulen shpenzimet e aktivitetit në mbyllje të bilancit me fatura të rregullta, si dhe ulet vlera e pagesës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore nga shërbimet e nënkontratorët dhe nga ana tjetër, këto sipërfaqe përjashtohen nga llogaritja e detyrimeve fiskale për koston në ndërtim, fakt ky që bën të domosdoshme rishikimin e kësaj shkrese orientuese dhe përllogaritjes së detyrimeve pa aplikuar penalitete për periudhën në të cilën shtrin efektet. Nga analiza e raport-kontolleve të 13 subjekteve rezultoi se si rezultat i mosllogaritjeve të detyrimeve fiskale në ndërtim për sipërfaqet jashtë kontureve, dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit nga ky faktor llogaritet në shumën 258 milionë lekë (TVSH e Tatimi-Fitimi) dhe shumën 23 milionë lekë (sigurimet shoqërore dhe shëndetësore).
#