E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretet e Wikileaks, DASH: Rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe diplomacinë

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmojnë se publikimi i dokumentave sekrete nga Wikileaks vë në rrezik jo vetëm sigurinë individuale, por edhe atë kombëtare.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar përmes zëdhënëses Viktoria Nuland, e cila shprehu shqetësimin për të dhënat e zbuluara nga dokumentat e klasifikuara.

Një javë më parë Wikileaks publikoi rreth 300 kabllograme të ambasadës Amerikane në Tiranë, drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ajo tha se publikimi i të dhënave apo dokumentave sekrete jo vetëm kërcënojnë marrëdhëniet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, por edhe përbëjnë rrezik për sigurinë e individëve.

Nuland nuk ka konfirmuar vërtetësinë ose jo të materialeve, por është përqëndruar në pasojat që ka publikimi i tyre.

“Mbetemi të shqetësuar për këto publikime të paligjshme. Përveçse kjo ka dëmtuar përpjekjet tona diplomatike, kjo e vë sigurinë e individëve në rrezik, kërcënon sigurinë tonë kombëtare dhe minon përpjekjet tona për të punuar me vendet për të zgjidhur problemet e përbashkëta",- u tha Nuland gazetarëve.

“Vazhdojmë të monitorojmë cdo gjë që publikohet, si veprime për të zbutur dëmin ndaj sigurisë kombëtare dhe ndaj atyre individëve që mund të preken”,- shtoi më tej zëdhënsja e Departamentit Amerikan të Shtetit, deklarata e së cilës vjen menjëherë pas publikimeve më të fundit të Wikileaks, i cili sipas ekspertëve gjithsesi është treguar i përmbajtur në publikimin e emrave.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Wikileaks, Berisha, ish-komunist hesht për hapjen e dosjeve Wikileaks, Withers në '09: Bojkoti i Ramës, pa strategj KLIKO KETU PER TE LEXUAR TE GJITHA SHKRIMET E WIKILEAKS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›