E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugoret "lume" gjobash ne kryeqytet

Tirane-Kontrollet e policise rrugore kane vendosur 183 gjoba dje dhe kane pezulluar 10 leje drejtimi automjetesh, brenda nje dite ndaj shkelesve te Kodit Rrugor. Kontrolle te shumta jane ushtruar ne drejtim te vendosjes se rripave te sigurimit, kaskes mbrojtese, kontrollit te shpejtesise, perdorimit te alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Nuk kane munguar ndeshkimet edhe per parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe ne akset e qytetit te Tiranes. Gjithe keto masa, sipas policise, ndermerren per parandalimin e aksidenteve ne rruge dhe ne krijimin e lehtesirave per levizjen e lire te mjeteve, ne perputhje me legjislacionin rrugor. Nga ana tjeter, vazhdon edhe aksioni per mbledhjen e gjobave, ndaj shofereve debitore dhe shkelesve te qarkullimit rrugor. Nga shlyerja e detyrimeve qe rrjedhin nga kundavajtjet administrative, u arketuan nga Posta Shqiptare 425 masa administrative, te likuiduara nga drejtuesit e mjeteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›