Sekserët e gjakut: Po bëhet biznes me gjakmarrjen

Pranveraj Markvukaj nga Malësia e Shkodrës është një nënë që gjakmarrja i ka marrrë djalin 18 vjeçar 15 vite më parë. Por ajo gjeti guximin të falë vrasësin e të birit dhe sot kur fenomeni është më i përgjakshëm se kurrë, ajo fton edhe të tjerët të falin. Pranverës në vitin 1997 iu vra djali, i cili ishte vetëm 18 vjeç.
Por për kreun e komunitetit të pajtimit të gjaqeve, Gjin Marku, që ka rinisur ekspeditën e pajtimeve, fenomeni i gjakmarrjes është kthyer në biznes.
Misioni i pajtimit të gjaqeve është pothuajse i pamundur sipas misionarëve, pasi një nga pengesat më të pakapërcyeshme është presioni shoqëror që kanë familjarët.