E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon dita e dytë e grevës së para dhe tetraplegjikëve

Vijon dita e dytë e grevës së personave me aftësi fizike të kufizuar. 21 persona para dhe tetraplegjikë kanë hyrë që pasditen e djeshme në grevë duke parashtruar edhe një sërë kërkesash.
 

Rritja e paketës higjeno-sanitare, rritja e masës së karburantit që përfitohet, duke e çuar në 80 litra në muaj, një rritje page për kujdestarët dhe njohja e siguracioneve të tyre janë kërkesat e para dhe tetraplegjikeve drejtuar qeverisë.
 

Drejtuesit e Shoqatës së Tetraplegjikëve kanë deklaruar se nuk do ta ndërpresin grevën, pa marrë një përgjigje nga qeveria për kërkesat e tyre.
 

Ndërkohë në të gjithë vendin janë 5180 persona me aftësi të kufizuar ndërsa vetëm në kryeqytet janë 1900 para dhe tetraplegjikë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›